Experience the best of our latest collection on EFTESA – shop now and elevate your style!

RRETH NESH


Historia jonë

Kompania jonë hodhi hapat e parë në vitet ’80 me themelimin e librarisë “Edis Trade”, duke qenë ndër të parët në këtë sektor. Synimi kryesor ishte plotësimi i mungesës së produkteve në tregun tonë, duke i importuar ato drejtpërdrejt nga Turqia. Nga viti 2001 deri në vitin 2015, fokusi kryesor ishte shitja e librave dhe mjeteve shkollore.

Në vitin 2014, u zgjeruam me një lokal të ri, duke ndjekur trendet e kohës dhe duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për të përmbushur kërkesat e klientëve tanë. Gjatë kësaj periudhe, nisëm të ofrojmë edhe shërbime të tjera të shtypit dhe produkte promocionale.

Koha e pandemisë na shtyu drejt inovacionit, duke u fokusuar fuqishëm në shitjen online. Sot, rreth 90% e produkteve tona, përfshirë ftesat dhe dekorimet e vogla, realizohen përmes platformave online, duke shërbyer klientë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Me përkushtim dhe pasion, vazhdojmë të rritemi dhe të sjellim zgjidhje kreative për çdo nevojë të klientëve tanë.